Video Drama 2021

Xhemail Mustafa, Prishtinë – Ekspozita

By December 8, 2021December 9th, 2021No Comments

1. Klubi teatror i shkollës kampione SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë
Shfaqja Forum Teatër: “Ekspozita”

Një ekspozitë. Shumë njerëz. Çfarë do të ndodhë kur të gjithë këta bien ndesh me njëri-tjetrin?

Pavarësisht kushteve të pandemisë, nxënësit e shkollës “Xhemail Mustafa”, kanë krijuar një ekspozitë me piktura, të cilën kanë ardhur ta shohin familjarët dhe shoqëria e tyre. Në ekspozitë ndodhen edhe mediat, ku një gazetare do të intervistojë të pranishmit, duke i pyetur për mendimet e tyre rreth pandemisë dhe mësimit online.

Shfaqja synon të trajtojë ndikimin dhe pasojat e mësimit online, si dhe të sjellë mendimet rreth kësaj çështjeje nga tri këndvështrime: nga ai i nxënësve, i mësimdhënësve dhe i prindërve.
A dallojnë këto perspektiva? Si dhe pse ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Të intervistuarit e ekspozitës do të iu përgjigjen këtyre pyetjeve, secili në mënyrën e vet.

Luajnë: Erblina Luma, Sara Gërguri, Teah Kastrati, Drin Selca, Anda Rugova, Ujëza Beqiri, Rajana Osmani, Rea Muriqi, Morea Kastrati, Nina Çeku, Stina Sheremeti, Enea Çeku, Arrita Cikaqi, Teuta Morina.

Mentore e klubit: Qendresa Kajtazi
Mësimdhënësja: Gresa Rrahmani

Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.