Video Drama 2021

SHFMU “Abdullah Shabani”, Carralevë-Shtime – Shfaqje Forum Teatër “Korrupsioni”

By December 9, 2021No Comments

14. Klubi Teatror i shkollës kampione SHFMU “Abdullah Shabani” në Carralevë, Shtime
Shfaqja Forum Teatër “Korrupsioni”

“Meqë dita e shkollës afrohet edhe nxënësit po intensifikonin provat për tu shfaqur sa më mirë në programin për ditën e shkollës. Mirëpo, rrjedha ndryshon kur ata kuptojnë që sërish programin do ta moderojë i njëjti nxënës nga vitet e kaluara, për të cilin ata janë skeptik qe do ta bëjë më të mirën.

Gjithashtu ata dyshojnë në aferë korruptive te kujdestari i klasës nga prindi i moderatorit të njëjtë të caktuar disa vite radhazi.”

Luajnë: Adhurim Sadiku, Aulona Bislimi, Erblin Muharremi, Erdi Mehmeti, Gafurr Muharremi Granit Kadriu, Leart Mustafa, Kaltrina Sadiku, Sara Bislimi, Shaban Bislimi,

Mentor i klubit: Kushtrim Qerimi
Mësimdhënës: Haki Feka

Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.