Video Drama 2021

SHFMU “Asim Vokshi”, Prishtinë – Shfaqje Forum Teatër “Rrjetet Sociale”

By December 9, 2021No Comments

7. Klubi Teatror i shkollës kampione SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë – Shfaqjen Forum Teatër “Rrjetet Sociale”

Porosia e kësaj shfaqje është se rrjetet sociale janë ato të cilat e largojnë çdo individ nga realiteti ku jeton, duke na dhuruar një botë virtuale e cila na shkëput nga rrethi shoqëror e nga ai familjar. Thuajse të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pësuar fatin e të qenurit vetëm, larg familjes e larg të gjithëve, dhe që kanë hapur sytë e tyre me vonesë e kanë parë se bota virtuale i ka mashtruar tërë kohën me lojërat e saj duke shkatërruar nga pak gjendjen shpirtërore e atë sociale me realitetin. Pikërisht shfaqja e eventeve pasuese negative nga rrjetet sociale ka sjellë në jetën e përdoruesit të tyre antivlerën e antisocializimit.

Luajnë: Meris Gubetini, Ron Bajoku, Amar Isufi, Anesa Pacolli, Anisa Prebreza, Erisa Gubetini, Erisa Isufi, Olsa Ejupi, Leart Sogojeva, Rinor Gubavci, Suela Sinidolli, Xhesina Dajaku, Learta Prokorogja, Erita Mavriqi, Herolinda Bajqinovci.

Mentor i klubit: Edlir Gashi
Mësimdhënëse: Bedrije Bojniku – Jashari

Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.