ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim

Një ëndërr e kamotshme e Artpolis-it u realizua përmes projektit ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane, që institucionet shkollore të Kosovës të kenë klubet e teatrit ku do të zhvillohen shfaqjet apo diskutimet publike në formë arti. Në këtë mënyrë nxënësit qysh në fëmijëri do të mund të njihen më afër me teatrin dhe përmes kësaj forme të artit të luftojnë dukuritë negative apo të trajtojnë çështje dhe shqetësime që i preokupojnë grup moshat e ndryshme të nxënësve.

Artpolis, si organizatë implementuese e këtij projekti, krijoi klube të teatrit në 20 shkolla kampione në gjithsej 7 komuna për të rritur mekanizmat pjesëmarrës në nivelin shkollor, promovimin e përfshirjes së nxënësve dhe prindërve në zhvillimin e shkollës, si dhe adresimin e fenomeneve negative si: dhuna, diskriminimi, ngacmimi dhe të tjera. Gjatë pandemisë, së bashku krijuan video dramat me nxënësit e këtyre klubeve duke trajtuar tema shumë të rëndësishme për këta fëmijë.

Objektivat kyçe që u synuan të arrihen përmes themelimit të klubeve të teatrit  

  • Të rrisë cilësinë e edukimit përmes aktiviteteve joformale dhe jashtëshkollore
  • Të prezantojë metoda interaktive të të mësuarit dhe të adresojë fenomenet negative
  • Të promovojë pjesëmarrjen, barazinë dhe diversitetin e nxënësve
  • Të inkurajojë kreativitetin dhe mendimin kritik të nxënësve
  • Të zhvillojë aftësitë dhe shkathtësitë artistike, dhe vetëvlerësimin tek nxënësit
  • Të rrisë përfshirjen e prindërve në vendimmarrrje dhe aktivitete në interes të nxënësve
  • Të përmirësojë mjedisin shkollor dhe të krijojë kushte më të përshtatshme për zhvillim

Përfituesit dhe përfitimet nga implementimi i projektit

  • 20 shkolla kampione të përzgjedhura nga GIZ-i, kanë përfituar në ngritjen e kapaciteteve të tyre
  • 20 klubet e teatrit janë themeluar në secilën shkollë kampione me 10 – 15 nxënës/e pjesëmarrës/e
  • 20 nxënës (të klasës 6 – 9) dhe 20 mësimdhënës /e të 20 shkollave kampione, janë përfshirë në trajnimin “Edukimi i bazuar në teatër”
  • 20 klubet e teatrit kanë marrë pjesë në trajnimin online “Dizajnimi i posterave në Canva”
  • 20 klubet e teatrit janë përfshi në garën online në Facebook për ti përzgjedhë posterat më të pëlqyer
  • 40 nxënës (të klasës 7 – 9) nga 20 shkolla kampione, janë përfshirë edhe në trajnimin online “Dizajnimi i kostumeve”
  • Pjesëmarrje në edicionin e 8-të të festivalit “Festivali i teatrit për të rinj/reja” me shfaqje përmes video-dramave, që do të mbahet online në muajin Dhjetor, 2020

ArtEd – Growing up through art in education

A long-standing dream of Artpolis was realized through the project ArtEd – Growing up through Art in Education, with the support of GIZ Kosovo on behalf of the German Government, for Kosovo school institutions to have theatre clubs, where public performances or discussions in the form of art will take place. Like this, pupils from early days will get acquainted with the theatre and through this form of art fight negative phenomena or address issues and concerns that concern different age groups and pupils.

As the implementing organization of this project, Artpolis has created theatre clubs in 20 champion schools in 7 municipalities to increase the participation mechanisms at the school level, promote the involvement of pupils and parents in school development, and to address negative phenomena such as: violence, discrimination, harassment and other. During the pandemic situation, together they created video dramas with pupils of these clubs addressing very important topics for these children.

Key objectives intended to be achieved through the establishment of theatre clubs

  • To increase the quality of education through non-formal and extracurricular activities
  • To introduce interactive learning methods and address negative phenomena
  • To promote pupil’s participation, equality and diversity
  • Encourage pupils’ creativity and critical thinking
  • To develop artistic skills and abilities, and self-esteem of pupils
  • To increase parental involvement in decision-making and activities in the interest of pupils
  • To improve the school environment and create more suitable conditions for development

Beneficiaries and benefits from project implementation 

  • 20 schools selected by GIZ, have benefited from their capacity building
  • 20 theatre clubs have been established in each champion school with 10 – 15 pupils participating
  • 20 pupils (of grades 6 to 9) and 20 teachers from 20 champion schools, were involved in the training “Theatre Based Education”
  • 20 theatre clubs participated in online training “Poster Design in Canva”
  • 20 theatre clubs were included in online competition on Facebook to select the most popular posters
  • 40 students (of grades 7 to 9) from 20 champion schools, were also involved in online training for the “Costume Design”
  • Participation in the 8th edition of the festival “Youth Theatre Fest” with performances through video dramas, to be held online in December, 2020

Mentorët e klubeve të teatrit

Daniela Markaj
aktore / trajnere - actress / trainer

Daniela Markaj

E lindur në Gjakovë, me 26.10.1992, Daniela Markaj, ka perfunduar studimet ne Fakultetin e Arteve- Dega Aktrim. Ajo jeton dhe vepron në Prishtinë. Gjatë periudhës së studimeve dhe pas përfundimit, përpos punës si aktore në shfaqje, filma dhe Tv-seri të ndryshme, ajo ka ndjekur trajnime në lidhje me punën me femijë dhe të rinj. Trajnime këto përpos në Kosovë edhe në Zvicër dhe Itali. Daniela ka qenë trajnere për fëmijë në Helen O’Grady Drama Academy, në klubet e Teatrit Oda. Ka punuar e vazhdon të punojë me të rinj si trajnere e Forum Teatrit, në Artpolis.

________

Born in Gjakova, on October 26, 1992, Daniela Markaj, graduated from the Faculty of Arts - Acting Branch. She lives and works in Prishtina. During her studies and after graduation, in addition to working as an actress in various shows, movies and TV series, she attended trainings related to working with children and young people. She attended many trainings, in addition to Kosovo also in Switzerland and Italy. Daniela has coached children at the Helen O’Grady Drama Academy, at “Oda” Theatre clubs. She worked and continues to work with young people as a coach of Forum Theater, in Artpolis.

aktore / trajnere - actress / trainer

Qëndresa Kajtazi

Nga Skenderaj, e lindur më 06.07.1993. Ka përfunduar gjimnazin e shkencave shoqërore në Skenderaj për të vazhduar studimet e larta në fakultetin e Arteve Dramatike-Dega Aktrim në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". Tani jeton dhe punon në Prishtinë. Karriera e saj artistike bazohet fuqishëm në shfaqjet dhe produksionet për të cilat ka luajtur. Vlen të përmendet shfaqja "Trojan Women" që është produksion i Teatrit La Mama në New York ku edhe u dha premiera e kësaj shfaqje. Shfaqje të tjera si: "Destur – Blasfemi e ëmbël", "Karnevalet e Korçës" e shumë të tjera në menaxhimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Veprimtaria e saj është e zgjeruar edhe në shfaqje të tjera të produksioneve të qyteteve tjera si dhe teatrove private. Përveç teatrit dhe kontaktit direkt me publikun, Qëndresa ka performuar edhe në shumë filma dhe seriale. Ka punuar me regjisor vendor dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrëse e më shumë se dhjetë trajnimeve si pjesëmarrëse dhe trajnere të organizuara nga Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis dhe organizata të tjera.
Shquhet për person fleksibil dhe komunikues. Përveç aktrimit asaj i pëlqen vallëzimi dhe këndimi.

_______

From Skenderaj, born on July 6, 1993 she graduated from the high school of social sciences in Skenderaj and continued higher studies at the Faculty of Dramatic Arts - Acting Branch at the University of Prishtina "Hasan Prishtina". She lives and works in Prishtina, now. Her artistic career is strongly based on the shows and productions in which she was engaged. It is worth mentioning the play "Trojan Women" a production of “La Mama” Theatre in New York, where the premiere of this play was given. Other performances such as: "Destur - Sweet Blasphemy", "Korca Carnivals" and many other managed by the National Theatre of Kosovo. Her activity is extended to other performances that are productions of other cities, as well as of private theatres. In addition to theatre and direct contact with the public, Qëndresa also performed in many films and series. She worked with local and international directors. She took part in more than ten trainings as participant and trainer, organized by Art and Community Centre - Artpolis and other organizations.

Distinguished as a flexible and communicative person. Besides acting, she enjoys dancing and singing.

aktor / trajner - actor / trainer

Edlir Gashi

Nga Skenderaj i lindur më: 27.10.1994. Ka përfunduar shkollën e mesme teknike në Skenderaj për të vazhduar studimet e larta në fakultetin e Arteve Dramatike-Dega Aktrim në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". Tani jeton dhe punon në Prishtinë. Karrieren e tij artistike e filloi si student, duke luajtur në shfaqje dhe filma të ndryshëm. Pas studimeve vazhdoi punën në teatro brenda dhe jashtë vendit. Këtu vlen të përmendet shfaqja në teatrin "La mama" në NEW YORK". Pastaj ne Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin "Dodona", në Teatrin "ODA" etj. Ka qenë pjesë edhe e disa shfaqjeve për fëmijë. Ka punuar disa shfaqje "Forum Teater" me organizaten Artpolis. Po ashtu ka qenë pjesëmarrës i 5 trajnimeve "Edukimi i bazuar në teatër" organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis. Vallëzimi dhe këndimi janë pjesë e karrierës së tij.

________

From Skenderaj, born on October 27, 1994 he graduated from the technical high school in Skenderaj and continued his higher studies at the Faculty of Dramatic Arts-Acting Branch at the University of Prishtina "Hasan Prishtina". He lives and works in Prishtina, now. His artistic career started from being a student, by playing in various shows and films. After graduation, he continued working in theatres, in country and abroad. It is worth mentioning the play at famous theatre "La mama" in NEW YORK ". Also, at the National Theater of Kosovo, Theater "Dodona", Theater "Oda", etc. He was also part of several children's shows. He created few performances for the "Forum Theatre" with the organization Artpolis. He also participated in five training sessions of "Theater Based Education" organized by the Art and Community Centre - Artpolis.

Dancing and singing are part of his career.