Festivali i Teatrit për të Rinj dhe të Reja:

Organizohet për 9 vite nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis.

Festivali ka për qëllim rritjen e angazhimit të të rinjve dhe të rejave në adresimin e dukurive negative në shoqërinë tonë, si bullizmin, racizmin, dhunën, pabarazinë gjinore, dhunën në baza gjinore dhe të gjitha format tjera të shkeljes së të drejtave njerëzore, duke përdorur teatrin si mjet kryesor për edukim.

Deri në organizimin e festivalit është një proces i punës gjatë tërë vitit me ç’rast të rinjtë dhe të rejat nga Kosova, pjesëtarë të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Kosovë përgatiten për të krijuar shfaqje teatrale. Përgatitja e tyre bëhet përmes trajnimit disa ditor “Edukimi i Bazuar në Teatër”, ku ata fitojnë njohuri bazike mbi teatrin: krijimi i karakterit të personazhit, regjinë, fasilitimin, aktrimin, kostumet, skenografinë, shkrimin e tekstit, improvizimet, etj. Në këtë mënyrë grupe të ndryshme që i vijojnë këto trajnime i krijojnë shfaqjet e tyre të cilat i shfaqin para audiencës ku organizohet shfaqja. Këto performanca zhvillohen në formën e forum teatrit, ku në fund të performancës publiku përfshihet në ngjarjen e shfaqjes duke qenë bashkëbisedues apo edhe pjesëmarrës në shfaqje, me raste. Forum teatri gjithmonë trajton tematika të problemeve sociale në shoqëri, dukuritë negative që shqetësojnë atë grup të rinjsh dhe kjo është mënyra më e mirë të ndërgjegjësohet publiku që është prezent, por edhe një shoqëri e tërë.

Të gjitha këto performanca që gjatë vitit janë krijuar dhe janë prezantuar para publikut, kanë qenë pjesëmarrëse dhe kandidatë për të garuar me njëra tjetrën për të fituar njërën nga 3 vendet e para në Festivali i Teatrit për të Rinj dhe të Reja.

Pra, festivali ka karakter garues ku përzgjidhen tre shfaqjet më të pëlqyera duke u kategorizuar nga vendi i 3-të deri tek e 1-ra, të votuara nga juria profesionale dhe publiku.

7 edicionet e kaluara janë përkrahur nga projekte dhe donatorë të ndryshëm përderisa edicioni i 8-të dhe 9-të u përkrah nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.

Youth Theatre Fest

Is organized for 9 years by Art and Community Centre – Artpolis.

The festival aims to increase the engagement of young people in addressing negative phenomena in our society such as: bullying, racism, violence, gender inequality, gender-based violence and all other forms of human rights violations, using theatre as the main tool for education.

Organization of the festival is a working process throughout the year in which young people from Kosovo, members of all nationalities living in Kosovo prepare to create theatrical performances. Preparation is done through several days of training “Theatre Based Education”, during which they gain basic knowledge about theatre: character creation, directing, facilitation, acting, costumes, scenography, text writing, improvisations, etc. Like this, different groups that attend these trainings create their performances which they show in front of the audience where the show is organized. These performances are made in the form of forum theatre, and at the end of the performance the public is involved in the event by being interlocutors, or even participants in the show, occasionally. Forum theatre always deals with topics of social problems in society, negative phenomena that concern that group of young people and this is the best way to raise awareness of the public that is present, but also an entire society.

All the performances that during the year have been created and presented to the public, have been participants and candidates to compete with each other, and to win one of the first 3 places in Youth Theatre Fest.

So, the festival has a competitive character where three most popular performances are selected, being categorized from the 3rd to 1st place, voted by the professional jury and the public.

The past 7 editions have been supported by various projects and donors while the 8th and 9th editions were supported by Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH on behalf of the German Government.

Drejtoreshë artistike e Festivalit të Teatrit për të Rinj/Reja

Artistik director of Youth Theatre Fest

zana hoxha

Zana Hoxha

E lindur më 1981, në Gjakovë. Është regjisore profesionale e teatrit, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, organizatë kjo që promovon artin dhe diveristetin me dialog social dhe integrim të komunitetit. Ka krijuar më shumë se 20 performanca teatrale të cilat janë prezantuar në teatrot më të mëdha të Kosovës, në regjionin e Ballkanit (Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci), njëherësh ka prezantuar punën e saj si artiste/aktiviste/trajnere edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Zana ka qenë drejtoreshë e Departamentit të Teatrit në festivalin SKENA UP gjatë viteve 2004-2011, Drejtoreshë artistike e Teatrit Profesional gjatë vitit 2011-2014, gjithashtu Themeluese dhe Drejtoreshë e festivalit më të madh feminist në Ballkan të artisteve dhe aktivisteve, FEMART. Po ashtu, ajo është e përzgjedhur si IVLP Alumini (Programi Ndërkombëtar për vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe fituese e shumë çmimeve për kontributin si regjisore në Kosovë dhe rajon.

Duke kombinuar artin dhe aktivizmin ajo përdorë teatrin si mënyrë avokuese për të drejtat shoqërore që fokusohen në rritjen e vetëdijes lidhur me dhunën e bazuar në gjini, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.

-----------------------------

Born in 1981, in Gjakova. She is a professional theater director, founder and executive director of the Art and Community Center - Artpolis, an organization that promotes art and diversity through social dialogue and community integration.

Has created more than 20 theatrical performances which have been presented in the largest theaters in Kosovo, in the Balkan region (Albania, Serbia, Montenegro, Macedonia, Croatia), at the same time has presented her work as an artist / activist / trainer also in the United States, Europe, the Middle East, and North Africa.

Zana has been the Director of the Theater Department at the SKENA UP festival during the years 2004-2011, the Artistic Director of the Professional Theater during 2011-2014, also the Founder and Director of the largest feminist festival in the Balkans of artists and activists, FEMART. She is also selected as IVLP Aluminum (International Program for Foreign Visitors to the United States of America) and winner of many awards for her contribution as a director in Kosovo and the region.

Combining art and activism, she uses theater as an advocacy for social rights that focuses on raising awareness of gender-based violence, human rights and diversity.