Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis
Është organizatë jo-qeveritare që operon në Kosovë që nga 2004, promovon të drejtat njerëzore, kulturën, artin dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut dhe aplikimit të teatrit si instrument për promovimin e zhvillimeve shoqërore dhe kulturore.
Vizioni i Artpolis-it është krijimi i një shoqërie të barabartë, të bazuar në vlera feministë përmes artit dhe kulturës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Misioni i Artpolis-it është të promovojë kulturën dhe feminizmin si vlera shoqërore dhe të sfidojë mentalitetin patriarkal duke aplikuar artin si mjet për të arritur shoqëri të barabartë dhe diverse në Kosovë, e në të njëjtën kohë të ndërtojë fuqinë kulturore të grave dhe të rinjve për tu bërë katalizatorë për ndryshime shoqërore.
Aktivitetet përmes të cilave rinia, gratë si dhe grupet e ndryshme të margjinalizuara fuqizohen janë: forum teatër, shfaqje teatrale, performance në rrugë, iniciativa, panele diskutimi, konferenca, trajnime, punëtori, master klas, festivale, iniciativa të ndryshme, etj.
Pjesëmarrje e tyre direkte nëpër këto aktivitete ndihmon ata / ato që të fuqizohen karshi problemeve dhe dukurive negative dhe të aftësohen që të ngritin zërin, të protestojnë por edhe të jenë zgjidhës problemesh.
Gjatë vitit 2020, Artpolis ka arritur të themelojë klube të teatrit në 20 shkollat fillore kampione të Kosovës, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane përmes projektit “ArtEd – Rritemi përmes Artit në Arsimim”.